Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës të mos udhëtojnë me veturat e tyre, por të udhëtojnë me transport publik.
Sipas saj nëse blini një biletë 80 cent, atëherë mund ta përdorni sa herë të doni brenda 24- orëve, po ashtu edhe në linja të ndryshme.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se viti 2023 do të jetë viti i transportit, pasi komuna ka filluar të trajtojë problematikat edhe me linjat private të transportit.
“Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë. Çdo ditë, shumica e 35,000 udhëtarëve ditor të Trafikut Urban përdorin autobusin dy herë brenda një dite (vajtje-ardhje). Për këto dy udhëtime, deri më 31 janar janë paguar 80 cent për dy bileta. Në rastin më të keq, nëse për të bërë një rrugë nga puna e deri në shtëpi dhe anasjelltas është dashur të ndryshohet linja, janë paguar edhe 80 cent të tjera për dy bileta shtesë. Tashmë me 80 cent të njejta këta udhëtarë mund të enden pa limit në linja e pa shpenzuar shtesë në 24 orë”, ka shkruar Sahatçiu./arbresh.info
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...
Rama takon kryeministrin holandez në Samitin BE-Ballkani Per...
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtje...
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...