Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit nga pjesëtarët e FSK-së në provincën Hatay të Turqisë.
Mehaj përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se kontigjentit të FSK-së i janë bashkuar edhe gjashtë pjesëtarë të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të ardhur nga Kosova, ku bashkë me organizatën AKUT po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe.
“Specialistët e kërkim-shpëtimit urban, ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të FSK-së me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës”, shkroi Mehaj.
Tutje, ai tha se orët në vijim janë vendimtare për personat që mund të jenën nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të cilat u shkatërruan nga tërmeti 7.8 shkallë të Rihterit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën. /arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar