Kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet fajësuar kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Haradinaj gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se kjo çështje është trashëguar nga qeveritë tjera.
Nuk besoj që duhet ta zëmë faj Albin Kurtin dhe qeverinë për Asociacion nuk e ka bërë ky njeri, e kemi trasheguar të behemi të sinqert. Unë nuk e shohe pse duhet ti drejtohemi këtij pse e kemi asociacion e kemi trashegimi. Duhet të bëhemi të sinqertë. Po dëshirojmë njohjen e plotë, si e marrim, të behmi sa më serioz me këto tema. Nese ne i themi qeverisë se nuk e pranojme pa njohje reciproke matemi mirë se cka po i thojme, nuk i kemi thënë as Thaçit as të tjerve. Për mua dhe Aleancën është i pranueshëm propozimi franko-gjerman, prano mos u vono”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...