Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është dërguar në Turqi për ndihmë pas tërmetit, njofton se e ka shpëtuar një vajzë dy vjeçare.
Pos saj, ata kanë identifikuar edhe nënën e vajzës e cila ende gjendet nën rrënoja.
Përmes një postimi në Facebook bëhet e ditur se ekipet e Kërkim – Shpëtimit të FSK-së që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në qytetin Hatay të Turqisë.
“Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja”, thuhet në njoftimin e FSK-së./arbresh.info/
Lexo edhe:
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...