Zbulohet i dashuri i ri i Afrona Dikës

13:52 | 8 Shkurt 2023
A. B.

Raporti i Afrona Dikës me Bleron ka qenë një nga temat më të diskutuara të këtij viti.

Këngëtari i njohur në një mënyrë konfirmoi ndarjen nga blogerja shqiptare, përkundër se nuk ka dhënë një deklaratë të qartë, shkruan arbresh.info

Teksa në fillim nuk dihej se kush ishte partneri i saj i ri, tashmë identiteti i tij është zbuluar. Në “Instagram”, një person me emrin James ka postuar një foto i shtrirë, ndërsa para tij duket edhe modelja shqiptare. Nga emri duket se personi në fjalë është i huaj.


Në foton e postuar ai nuk e ka zbuluar identitetin e tij, duke u shfaqur pa fytyrë, ndërsa duket vetëm pak Afrona. “Gjithmonë zjarr,”-shkruan James krahas imazhit, duke etiketuar Afronën.

Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër ndërsa verën e vitit të kaluar ata i dhanë fund martesës. /arfbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme