Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz priti sot ambasadorët e përhershëm të shteteve të QUINT-it në OSBE.
Gjatë bisedës me ambasadorët Michael Carpenter (SHBA), Neil Bush (Mbretëri e Bashkuar), Christine Fages (Francë), Gesa Bräutigam (Gjermani) dhe Stefano Baldi (Itali), të shoqëruar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbot, Gërvalla bëri fillimisht një përshkrim të progresit të arritur nga Republika e Kosovës në fushat e sundimit të ligjit, të përparimit të ndjeshëm të demokracisë, zhvillimit ekonomik të vendit dhe reformave në fusha të ndryshme.
Gërvalla vuri në pah rolin e rëndësishëm të OSBE-së në të kaluarën dhe theksoi vullnetin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar sa më parë në këtë organizatë.
Përmes një komunikate për media nga MPJD bëhet e ditur se temë e bisedës ishin edhe siguria në Kosovë, rajon dhe Evropë, të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve në Republikën e Kosovës dhe në Serbi, dialogu me Serbinë, ndikimi rus dhe roli destruktiv i Serbisë në raport me Evropën, Ukrainën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Gërvalla theksoi se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon dhe që është në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe aleatët e saj për të arritur përparim në të gjitha fushat, përfshirë edhe marrëveshjen finale me Serbinë me në qendër njohjen reciproke./arbresh.info/

Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës