Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi, deputetë të këtij subjekti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Safije Shahini Sadiki dhe Hysni Ismaili, si dhe ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Admirim Haliti.
Siç njofton Presidenca, Osmani dhe kGashi kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror.
Osmani ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë urë lidhëse për raportet e mira në mes të dy vendeve.
Në fundit Osmani ka thënë se Kosova llogaritë në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën euroatlantike të Kosovës, sikurse edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër