Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se vizita e sotme e Miroslav Lajcak në Kosovë është në kuadër të angazhimit të BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Para mediave, Tahiri ka thënë se problemi nuk qëndron te kushtet e kryeministrit Kurti, por te ndryshimi rrënjësor i qëndrimeve të tij, raporton “Arbresh.info”.
“Duhet ta kemi të qartë se problemi nuk qëndron te 6 kushtet e Kurtit, por te ndryshimi rrënjësor i qëndrimeve të tij. Natyrisht se si grup parlamentar ne mendojmë se vizita e Lajçak dhe diplomatëve tjerë perëndimorë po bëhet në vazhdën e angazhimit të tyre për ta themeluar Asociacionin”, tha Tahiri.
Tutje, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, ka theksuar se kryeministri Kurti nuk e ka problem tërheqjen nga 6 kushtet që ai i ka prezantuar, kjo marrë parasysh heqjen dorë nga refuzimi i Asociacionit në të kaluarën.
“Kurti i ka prezentu disa kushte që do të jenë në tavolinë. Por ky nuk e ka problem me u tërheq prej secilës pikë që e ka prezantu, kjo për shkak se edhe në të kaluarën ai as nuk e quante këtë proces Asociacion, por i thoshte “Zajednicë”, e tash, po e pranon si Asociacion. Marrë parasysh heqjen dorë nga çdo parim të tij, parime të cilat i mbronte me protesta të dëmshme, atëherë ai nuk e ka problem të tërhiqet as nga 6 kushtet e tij”, theksoi Tahiri para mediave./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...