Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave.
Kështu u bë e ditur sot pas mbledhjes së Kryesisë, ku shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se Kuvendi do te mblidhet të mërkurën dhe të enjten, raporton “Arbresh.info”.
“Kuvendi do të mbajë dy seanca këtë javë. E para do të jetë të mërkurën me fillim nga ora 12:00, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e dhjetorit. Ndërkaq seanca e dytë do mbahet të enjten me fillim nga ora 10:00, seancë e cila do të jetë plenare, ku do të flitet për ndarjet buxhetore të këtij viti”, tha Kusari-Lila./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...