Dy persona janë arrestuar sot në Drenas të dyshuar për disa vepra penale.
Siç njofton Policia e Kosovës, rasti është raportuar nga dy gra, sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.
Personat e dyshuar janë V.M., 30 vjeç dhe B.S., 32 vjeç të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë i PK:
Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për disa vepra
Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat:
– privim i kundërligjshëm nga liria,
– lëndim trupor
– sulm dhe
– asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.
Personat e dyshuar:
– V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...