Efi Dhedhes ishte e eliminuara e radhës nga Big Brother Vip Albania.
Largimi i saj i papritur shkaktoi zhurmë të madhe duke e cilësuar të padrejtë.
Ashtu siç ndodh rëndom me banorët e eliminuar, Efi sot ishte e ftuar në “Fun Club” për të folur për rrugëtimin e saj në BBVA.
Ajo e quajti të padrejtë largimin e saj duke thënë se mënyra sesi doli nuk ishte aspak e këndshme.

Përveç kësaj, Efi u përball edhe me motrën e rivales së saj më të madhe brenda shtëpisë së famshme, Olta Gixhari, Gerta.
Të dyja kanë nisur një debat të ashpër me njëra-tjetrën me temë kryesor lojën e Oltës në BBVA.
“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti”, i tha Efi-Gertës.

Vlen të theksohet se Efi ishte e nominuar bashkë me Kiarën dhe Luizin me një televotim që u zhvillua gjatë spektaklit.
Ishte fituesja e inteligjencës, Dea Mishel, që i dërgoi të tre në nominim./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...