Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto janë rezultatet

15:38 | 4 Shkurt 2023
K.B

Kanë përfunduar tre nga katër ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Skuadra e Llapit ka mposhtur në udhëtim Lirinë me rezultat 3-2.

Kampioni i Kosovës, mposhti skuadrën e FC A&N me rezultat 2-0.

Fitore shënoi edhe Feronikeli, ku mposhti në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0.

Ndërsa fituesi i ndeshjes mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë do të mësohet pas vazhdime, ku rezultati në 90 minuta ishte i barabartë 1-1.

Shpërndaje në rrjete sociale