Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka shpërndarë një video vetëdijësuese për kursimin e rrymës, duke treguar masat që kanë marrë në rezidencën e tyre për t’u solidarizuar me Kosovën në këtë krizë energjetike.
Një ndër masat e ndërmarra në ambasadë dhe rezidencë është që të mos ndizet drita kur nuk është askush në ndonjë pjesë të objektit.
“Në ambasadë kemi krijuar një grup për të mbledhur të gjitha idetë për reduktimin e konsumit tonë. Përpjekjet tona tashmë po japin rezultat: nga rezultati deri në dhjetor, konsumi ynë është ulur për 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak edhe pse jemi më shumë persona në ambasadë dhe kemi blerë një makinë elektrike franceze, natyrisht për të përmirësuar kualitetin e ajrit në Prishtinë e për të mos rritur konsumin tonë të përgjithshëm”.
Guerot ka treguar edhe për disa nga masat që ka marrë Franca, derisa ka dhënë një mesazh në fund.
“Mbani mend, gjestet e vogla kanë rëndësi!”.
Këtë video e ka shpërndarë edhe Ministria e Ekonomisë. /arbresh.info/
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu