Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi po pretendon se disa procese të rëndësishme për vendin janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një postimi në Twitter, Selimi ka thënë se anëtarësimi në NATO, Këshillin e Evropës e madje edhe liberalizimin e vizave janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman.
Ai thotë se ky plan nënkupton që Kosova ta krijojë Asociacionin, teksa Serbia të pranojë disa nga elementet e shtetësisë së Kosovës.
“E padrejtë, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Evropës e madje edhe liberalizimi i vizave janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman. Kjo marrëveshje nënkupton që Serbia të njoh pasaportat, simbolet dhe kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, nënkupton që Kosova të krijojë një Asociacion”, shkruan Selimi. /arbresh.info/
Unfair or not, but Kosovo’s membership to @NATO, Council of Europe & even visa liberalization are conditioned with acceptance of joint ?? ?? ?? ?? plan. This deal would mean Serbia recognizes Kosovo’s passports, symbols, borders. Also means Kosovo creates an association.
— Petrit Selimi (@Petrit) February 3, 2023
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...