Samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet të premten në Kiev, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë.
Udhëheqësit e BE-së do ta takojnë sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me premtimin për sanksione të reja kundër Rusisë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev të enjten, pas një udhëtimi simbolik me tren për të treguar mbështetjen për Ukrainën, e cila po i afrohet përvjetorit të parë të pushtimit rus.
“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, deklaroi më herët kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.
BE-ja ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit./rel
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...