Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga Presidenti i Islandës, Guðni Thorlacius Jóhannesson, në një vizitë pune me qëllim të avancimit të marrëdhënieve bilaterale dhe rrugës euroatlantike të Kosovës.
Në vizitën e parë të një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në Islandë, Osmani dhe Presidenti Jóhannesson diskutuan për rritjen e bashkëpunimit gjatë presidencës së Islandës në Këshillin e Evropës.
Osmani theksoi rolin e rëndësishëm që luan kjo organizatë në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe vlerësoi lidershipin e Islandës në këtë drejtim.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Presidentja shprehu domosdoshmërinë që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë, duke nënvizuar progresin e jashtëzakonshëm në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, duke përfshirë kornizën kushtetuese dhe ligjore, e cila është shumë e avancuar dhe plotësisht e harmonizuar me të gjitha konventat ndërkombëtare.
Ajo theksoi se qytetarëve të Kosovës po u bëhet padrejtësi e madhe duke ua mohuar qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si instrument jashtëzakonisht efektiv për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.
Krahas këtyre diskutimeve, dy presidentët kanë biseduar edhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Islandës, duke nënvizuar potencialin për rritjen e bashkëpunimit, ndërsa shprehën përkushtimin e tyre për të eksploruar mundësi të reja të bashkëpunimit në të ardhmen.
Osmani ka theksuar se ky takim është një dëshmi e bashkëpunimit në rritje ndërmjet Kosovës dhe Islandës, si dhe e angazhimit të përbashkët për promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në Evropë./arbresh.info/



Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër