Lista Serbe i ka dërguar një letër ambasadorëve të QUINT-it, me pretendimin se pronarëve serbë të tokave po iu sekuestrohen pronat nga shpronësimi “i paligjshëm” i Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, në Komunën e Leposaviqit.
Në njoftimin e LS-së thuhet se letra drejtuar ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë, si dhe shefave të misioneve të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së si dhe komandantit të KFOR-it është shkruar gjoja se në emër të popullit serb.
Sipas Listës Serbe, “letra tregon qartë shkeljen e të gjitha rregullave ligjore që rregullojnë çështjen e shpronësimit dhe se kjo procedurë është e papranueshme për pronarët e patundshmërive dhe popullin serb që jeton në veri të Kosovës”.
Aty thuhet se përmes kësaj letre kanë ftuar të gjithë që të ndalojnë shpronësimin.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 16 janar të këtij viti ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq. /arbresh.info/
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...