Sot paradite ka ndodhur një aksident në komunikacion në afërsi të Strazhës. Në aksident janë përplasur tre furgona, ndërsa komunikacioni ka qenë i bllokuar deri në orën 09:10.
Nga MPB për “TV21” thonë se nga aksidenti ka mbetur i lënduar shoferi.
“Rreth orës 08:30 në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, rreth dy kilometra nga Strazha, ka ndodhur një aksident në komunikacion me tre automjeteve për transport mallrash (furgona): “Iveco” me targa të Prilepit që drejtohej nga 39-vjeçari C.M. nga Shkupi dhe një “Peugeot” me targa të Shkupit që drejtohej nga 38-vjeçari I.A. i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore”, thonë nga MPB.
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...