Parqitjet e Marco Asension si në “Kupën e Mbretit”, por edhe në kampionat kanë impresionuar jo pak bordin drejtues të Real Madrid, të cilët kanë refuzuar një ofertë nga “gjigandët” e PSG.
Sipas prestigjiozes spanjolle “As”, “parizienët” bënë një përpjekje për të blerë spanjollin të shtunën, me shpresën se Madridi do të pranonte të shiste një lojtar, kontrata e të cilit skadon në verë, por u refuzuan.
Në krahun tjetër, Real Madrid dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me Asension dhe vetë Marco do të preferonte të qëndronte, megjithëse ishte i kënaqur me interesimin nga PSG.
Ndërkaq, negociatat për rinovimin e kontratës duhet të fillojnë në javët në vijim. /abcnews.al
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...