Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit të tij në ShBA, është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kongresistit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës, si dhe e ka ftuar atë për vizitë në Kosovë.
“Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova kongresmenin Torres për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas Haradinajt, aleanca e Kosovës me Amerikën është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë.
“Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme në situatat me të cilat ballafaqohet”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...
Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHM...
Hyn në fuqi ligji për të huajt, publikohet materiali informu...