Më 28 janar të vitit 1936, 87 vjet më parë është lindur poeti dhe shkrimtari i shquar Ismail Kadare.
Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
Ka linur në Gjirokastër, ku ka përfunduar edhe arsimin e mesëm.
Shkrimtari i shquar është nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi.
Në vitin 1958, Kadare ka mbaruar degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e ka nisur si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por është bërë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që është pasuar nga vëllimet e tjera poetike, si: “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).
Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
E kryer, Frimpong lojtari më i ri i Liverpoolit
Nesër provojnë për herë të 19-të/ Politikanëve kosovarë nuk ...
Rrahman Jasharaj shtrihet në Spitalin e Pejës, kjo është gje...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për grisjen e Kuranit në Prizren
Igli Tare drejtor sportiv i Milanit, mungon vetëm zyrtarizim...
BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë