Deputetë të BE-së u kanë thënë kolegëve të tyre në Parlamentin serb se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Prishtinën.
Sipas mediumit serb N1, ata e kanë paralajmëruar Serbinë se mund të shndërrohet në Iranin e Evropës.
“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë ishull, por Irani në Evropë”, citon N1 t’i ketë thënë bashkëbiseduesi i tyre fjalët e një deputeti të Parlamentit Evropian, transmeton arbresh.info.
Ai shton se eurodeputetët thonë se presidentit të Serbisë në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kujtojmë se delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemec, po qëndron për vizitë në Serbi. Gjatë paradites së sotme kanë biseduar me deputetë të Kuvendit të Serbisë.
Presidenti i Serbisë ka bërë të ditur se është takuar me Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemac.
“Një shkëmbim i sinqertë i mendimeve për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram.
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...