Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Ata janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” dhe në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro.
Njoftimi i Policisë:
Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over” dhe kanë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. R., 27 vjeç, A. Z., 23 vjeç, R. K., 38 vjeç, G. M., 20 vjeç dhe U. H., 20 vjeç. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në rrugën “Irfan Tomini” dhe në një lokal në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke organizuar lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 kompjuterë, rreth 970 000 lekë dhe 160 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abc
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë