Tre persona janë raportuar të zhdukur brenda 24 orëve të fundit.
Të tre janë të mitur, thuhet në raportin e policisë, ndërkaq njëri rast është raportuar në Prizren e dy në Vushtrri.
Një nënë në Prizren ka raportuar në polici se nuk e di vendndodhjen e djalit që nga 21 nëntori.
Policia ka filluar hetimin.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Një nënë tjetër e ka raportuar si të zhdukur nga 4 dhjetori djalin e saj në Vushtrri.
“Ankuesja kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, njoftoi PK.
E, në fshatin Kollë të Vushtrrisë më 5 dhjetor babai ka raportuar se nuk e di ku gjendet vajza e tij.
“Ankuesi kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”.
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje