Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar ndryshimet që pësoi me kalimin e kohës propozimi i Bashkimit Evropian me të cilin synohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se planit franko-gjerman çdo ditë po i shtohet nga një pikë.
“Planit franko-gjerman çdo ditë po i shtohet nga një pikë, por nuk iu shtua pika e njohjes reciproke. Kjo tregon dobësinë e qeverisë së Kosovës”, shkroi Tahiri.Ndonëse njohja reciproke nuk parashihet me propozimin e BE-së për marrëveshje me Serbinë, dhe për më tepër, është thënë edhe nga diplomatët perëndimor se aktualisht nuk është momenti për njohje, kryeministri Albin Kurti ka insistuar vazhdimisht në marrëveshje me njohje në qendër, ka shkruar ajo. /arbresh.info/
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...