Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda i ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve D.S., Xh.M., H.H., dhe T.Sh.
Ndaj katër të pandehurve rëndojnë akuzat për vepra penale si “vrasje e rëndë në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “detyrim”, “zjarrvënie” dhe “mbajtja në pronësi apo posedim i paautorizuar i armës”.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Tutje, bëhet e ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se nëse katër të pandehurit gjenden në liri, ekziston rreziku i arratisjes, agjësimit, fshehjes, ndryshojnë ose falsifikojnë provat dhe mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë.
Kujtojmë se katër të pandehurit u arrestuan mbrëmë në një aksion të Njësisë Speciale i cili u zhvillua mbrëmë në katër lokacione në kryeqytet. /arbresh.info/
lexo edhe:
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus
Prishtina e Re shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt
Italia ftohet si vëzhguese në Bordin e Paqes, reagon Meloni
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!