Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka kujtuar Lidhjën e Pejës dhe Heroin Kombëtarë Isa Boletinin.
Sipas tij, Lidhja e Pejës e formuar më 1899 në krye me Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme që të forconte unitetin kombëtar në përpjekjet për të kundërshtuar copëtimin e tokave shqiptare, shpalli edhe Besën për një vit.
“23 janari na kujton Lidhjen e Pejës, e cila është njëra prej etapave më të rëndësishme të historisë së Kosovës”.
“Lidhja e Pejës e formuar më 1899 në krye me Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme që të forconte unitetin kombëtar në përpjekjet për të kundërshtuar copëtimin e tokave shqiptare, shpalli edhe Besën për një vit. Ky akt i Besëlidhjes na mëson se shqiptarët janë patriotë, të aftë që të dalin përtej interesave dhe inateve personale kur është në pyetje interesi i Atdheut. Po ashtu, 23 janari na kujton heroin kombëtar Isa Boletini, cili identifikoi fatin e tij personal me fatin e Atdheut, besnikërinë dhe dashurinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët ‘Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”, ka shkruar Haradniaj.
Poashtu Haradinaj vlerëson se mbrojtësi i pavarësisë e komandant çetash, Isa Boletini nuk është vetëm prijës popullor, por edhe frymëzues për të dashur e vlerësuar lirinë dhe Atdheun.
“Sot, në 107 vjetorin e rënies së tij, jeta e vepra e tij janë më madhështore se asnjëherë”.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?