Moti i keq e ka kapluar edhe Shqipërinë.
Atje rrugët janë bllokuar nga bora, dhe është bllokuar edhe Ruga e Arbërit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për gjendjen e krijuar atje.
Në një shkrim në “Facebook”, Rama ka falënderuar ekipet e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë.
“Mirënjohje për punën e palodhur të ekipeve tona të Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, në zonat e prekura nga reshjet e larta të shiut dhe dëborës, në bashkëpunim të ngushtë ditë-natë me ekipet e bashkive e të prefekturave përkatëse”, ka shkruar Rama. /arbresh.info/
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...
Kurti: Në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe gjak
Haxhiu: Epopeja e UÇK-së ndryshoi rrjedhën e historisë së Ko...
Kuvendi i Shqipërisë nis me një minutë heshtje për heroizmin...
Albin Kurti s’i flet Vjosa Osmanit në kuvend, Konjufca ia zg...
Osmani: Tri ditët e Epopesë, janë histori e shkruar me qëndr...