Fushata serbe për çnjohjen e Kosovës, reagon DASH: Humbje kohe

22:55 | 19 Janar 2023
KRG

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka cilësuar si një humbje kohe fushatën që Serbia ka nisur nëpër botë me qëllim që vende që aktualisht e kanë njohur Kosovën ta tërheqin atë.

“Përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie”, deklaroi Chollet.

Ai tha se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e rëndësishme që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por shtoi se kjo gjë ka një dallim të madh me Republikën Srpska”.

“Duhet të jem i qartë, asociacioni nuk është një organ që do t’i ngjante Republikës Srpska”, tha Chollet në një intervistë për N1.             /A2CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale