Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se autoritetet zyrtarë janë duke e monitoruar situatën në terren pas reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve në shumë pjesë të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj shtoi se FSK është e gatshme me të gjitha kapacitetet e saj tu dal në ndihmë qytetarëve, pa dallim, në secilën situatë emergjente.
“Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj me ekipet e specializuara të FSK-së, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave”, shkruan Mehaj.
“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.
Si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut janë vërshuar disa zona në komunën e Drenasit, Skenderajt, Podujevës, Mitrovicës dhe zonat e rrafshit të Dukagjinit./arbresh.info/
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...