Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Jetish Maloku, mbajti takimin e 226-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës.
Në fillim të takimit të sotëm, u mbajt ceremonia e dhënies së betimit të anëtarit të ri të Këshillit nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit dhe u miratua Plani i Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2023, i cili u prezantua Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së.
Gjithashtu, Këshilli Prorkurorial miratoi me disa propozime klasifikimin e pozitave të stafit në të gjitha nivelet e administratës së sistemit prokurorial, propozim ky, i cili do të dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, pas dekretimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Anëtarët e KPK-së miratuan edhe Planin e Komisionit për Vlerësimin e Performancës për vitin 2023 dhe Protokollin për trajnimin e detyrueshëm të prokurorëve me performancë të dobët.
Në fund të takimit, Këshilli miratoi Raportin e Komisionit për Rekrutimin e njëzet e dy prokurorëve të rinj të Shtetit, emrat e të cilëve do të dërgohen për dekretim në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. /arbresh.info/

Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës