Ngjarjet e ditës

07:05 | 18 Janar 2023
Vjollca Gajraku

09:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

09:00

“Karvani i vaksinimit” zbarkon në qytetin e Gjilanit, me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19. (Në qendër të Gjilanit)

09:30

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10)

09:30

Mbahet konferenca përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë)

10:00

Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë 19 pika të mbetura nga seancat e vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00

Ministria e Punëve të Brendshme lanson Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike. Marrin pjesë: ministri i  Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Fetahu, menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci etj. (Ministria e Punëve të Brendshme)

11:00

PSD mban aksion simbolik pranë objektit të Qeverisë. (Te objekti i Qeverisë)

18:00

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ia dorëzon çmimin për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liri, Barazi, Vëllazëri”, Magbule Hysenit, drejtoreshë e OJQ-së EcoKosWomen. (Kolegji “AAB”, Fushë-Kosovë)

Shpërndaje në rrjete sociale