Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një prononcim për mediat shqiptare pas promovimit të librit të tij në Tiranë, “Kritika e Etikës Globale”, është ndalur te ndikimi rus në Malin e Zi, për të cilin tha se është prezent prej dekadash.
Por, Abazoviç shtoi se Mali i Zi e ka përballuar shumë mirë situatën, ndërsa theksoi se mënyra më e mirë për të luftuar ndikimin rus, është shtimi i influencës evropiane dhe amerikane.
“Çdo sanksion ndaj Rusisë në Bruksel, i është vendosur dhe në Podgoricë. Mali i Zi është një nga tri shtetet evropiane që kemi nënshkruar dhe një deklaratë speciale me presidentin ukrainas Zelensky para një muaji. E gjithë biseda ime ishte për sanksionet. S’mund të ndaloj lajmet e rreme”, deklaroi Abazoviq.
Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, sipas tij, është absolutisht prezent.
“Është prezent me dekada dhe ka qenë historikisht. Ka gjëra shqetësuese, por ne e menaxhuam mirë situatën lidhur me ndikimin rus në Malin e Zi. Ne kemi shpallur non grata shumë prej diplomatëve rusë dhe do e menaxhojmë dhe në të ardhmen. Dhe mënyra më e mirë për t’u luftuar influenca ruse është më shumë influencë evropiane, influencë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, u shpreh Abazoviq./rtsh
Zelensky shpall emergjencë energjetike në Ukrainë pas sulmev...
Trump s’i përjashton veprimet ushtarake, megjithëse thotë se...
Rama ndan pamje nga vizita në Emiratet e Bashkuara: Bashkëpu...
Tensionet me SHBA-në, Irani mbyll për disa orë hapësirën ajr...
Carvajal: Mendoj se sot arritëm në fund, nuk po i përmbushim...
Mediat e huaja: Pentagoni ka përgatitur opsione për veprime ...