Në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës është zhvilluar një protestë ku është kërkuar lirimi i të ndaluarit Sllagjan Trajkoviq.
Protesta u organizua nga gruaja e Sllagjan Trajkoviqit me familjen, miqtë dhe fqinjët e saj, shkruan mediumi serb, rts.rs, përcjell arbresh.info.
Avokati i Trajkoviqit, Dejan Vasiq, ka thënë se klienti i tij është me diabet dhe se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në paraburgim për shkak të trajtimit joadekuat.
Prokuroria Speciale dje ka dorëzuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit të Sllagjanit, për të cilën do të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë deri më 15 janar.
Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sllagjan Trajkoviq, u arrestua më 16 dhjetor të vitit të kaluar dhe u akuzua për krime lufte.
Deklarata e Walker dhënë 27 vite më parë, një ditë pas masak...
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit ser...
Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi...
Abdixhiku bën homazhe në Reçak: Reçaku s’harrohet, drejtësia...
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime