Ngjarjet e ditës

07:13 | 11 Janar 2023
Vjollca Gajraku

08:00 – 20:00

Komuna e Gjilani organizon manifestimin “Flaka e Janarit 2023”.

Agjenda:

08:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe lapidarëve në qytet;

09:00 – Vizitë familjeve te heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka;

10:00 – Vizitë në Mejtepin e Bresalcit.

11:30 – Vizitë në Perlepincë ekspozitës fotografike, dokumentar dhe program artisitik;

15:00 – Koncert për fëmijë në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”;

18:00 – Muzikë kamertale nga Kori i Universiteti “Kadri Zeka” nën udhëheqjen e Prof. Dr. Drita Kryeziu, Teatri i Qytetit;

19:00 – Ndizen 32 flakadanë si simbolikë për 32 vjetorin e “Flakës së Janarit”, Varrezat e Dëshmorëve;

20:00 – Muzikë për të rinj nga Korab Kallaba me bend dhe DJ, ish-Galeria e Qytetit.

09:30

Mbahet seanca në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. (Gjykata Themelore e Prishtinës, Pallati i Drejtësisë)

11:00

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së)

13:00

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) do të publikojë studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, me ç’rast do të publikohen dhe të dhëna sesa biznese pushuan aktivitetin ekonomik në këtë periudhë. (Zyrat e AKB-së, rr. “Lidhja e Prizrenit”)

13:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes)

14:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. (Ndërtesa e Qeverisë)

Shpërndaje në rrjete sociale