U lëndua ndaj Udineses, kjo është gjendja e Di Marias

11:49 | 8 Janar 2023
A Z

Angel Di Maria mbrëm kishte pësuar një lëndim në fitoren e Juventusit ndaj Udineses me rezultat 1-0.

Argjentinasi u detyrua të largohet nga loja në minutën e 66-të, pas një dëmtimi që frikësoi kampin bardhezi, shkruan IndeksOnline.

Sipas informatave të para që kanë marrë, raportohet se Di Maria nuk ka probleme të veçanta dhe kur u largua kishte vetëm dhimbje.

Dëmtimi i tij nuk është shqetësues dhe anësori argjentinas pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Napolit.

Shpërndaje në rrjete sociale