Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, me një program festiv sot shënon një përvjetor të rëndësishëm – 40-vjetorin e themelimit.
Në shënimin e këtij përvjetori pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë të shtetit: Atifete Jahjaga, presidente e Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Isa Mustafa, kryeministër i Republikës së Kosovës, të cilët edhe do ta përshëndesin këtë manifestim.
Po ashtu pritet të marrin pjesë edhe shumë mysafirë nga akademitë simotra: si nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Sllovenia. Në programin festiv janë edhe disa pika të zgjedhura muzikore.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi.
Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës i datës 18 prill 1978.
Në fillim veprimtarinë e saj ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik/ më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pavarura nga Universiteti dhe nga Akademia – Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrometeorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kombinatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vepronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.
ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si institucioni më i lartë i shkencave dhe i arteve dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe të arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë.
Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe të Arteve të Jugosllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe Kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij. Përmes atij Unioni ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare.ASHAK në atë kohë kishte tri Seksione: 1. Seksionin e Shkencave Shoqërore, 2.
Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe 3. Seksionin e Gjuhësisë, të Letërsisë dhe të Arteve. Më 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë godinë.
Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të themelohej për shkak të trysnive politike dhe tendencave drejt rrëgjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.
Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1989 Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkileshin në mënyrë drastike.
Përveç angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të Referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vëllaznimin në Gjak...
Mashtrime me call center/ SPAK ndalon 8 persona në Tiranë, 3...
Hadëgjonaj vazhdon formën e mirë, realizon gol ndja Fenerbah...
Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën...
32-vjeçari në Ferizaj gjen në rrugë një portofol me para, e ...
Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rrez...