Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën dje në qytetin e Malishevës kanë manifestuar për Republikën.
E numri i protestuesve në Malishevë kësaj radhe ka dal të jetë i përafërt me kalkulimet e opozitës dhe policisë.
Sipas policisë dje në Malishevë ishin rreth 900 protestues, numër ky i cili ka qenë i përafërt me llogaritjet e opozitës të cilët kanë thënë se kanë qenë diku rreth 1 mijë, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq në manifestimin në Gjilan të mbajtur me 12 dhjetor policia pati vlerësuar se numri i protestuesve ishte nga 1 mijë në 1 mijë e 500, numër ky i cili sipas opozitës ishte më i madh ku ata deklaruan se në përkrahje të kërkesave të tyre manifestuan 5 mijë qytetarë.
Edhe në Pejë më 16 dhjetor, policia kishte thënë se kanë marrë pjesë 2 mijë persona, ndërsa opozita mbi 5 mijë.
Manifestimi i radhës i subjekteve opozitare kundër dy marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel e Vjenë pritet të mbahet të shtunën në qytetin e Prizrenit, ndërkaq me 9 janar 2016 opozita ka ftuar protestë gjithë popullore në Prishtinë.
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme