Fillimi i mbarë i vitit 2023 për Grupin Mabetex.
Sot u përurua objekti i ri i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kazakistanit, një ndër projektet më cilësore deri me tani dhe i përmbyllur me sukses shumë të lartë, i ndërtuar nga Mabetex Group.
Në ceremoninë e hapjes, në praninë e shumë të ftuarve, ishin prezent Presidenti i Kazakistanit shkëlqesia e tij Kassym-Jomart Tokayev, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Elvira Azimova dhe Presidenti i Mabetex Group z. Afrim Pacolli. 
Ky është një ndër objektet më strategjike të vendit, i cili është ndërtuar me një kualitet shumë të lartë dhe një arkitekturë shumë të veçantë, deklaroj z. Afrim Pacolli.

Ai tutje tha që afati për dorëzimin e këtij projekti ka qenë fundi i vitit 2023, por Mabetex ka arritur që ta dorëzojë në ditët e para të vitit 2023.
Z. Pacolli, falënderoi gjithë familjen Pacolli dhe gjithë bashkëpunëtorët për punën dhe përkushtimin maksimal të dhënë për realizimin e këtij projekti madhor. Na prift e mbara!



Qipro merr kryesimin e Presidencës së BE-së, Spiropali: Shqi...
Raportohet për 40 të vdekur dhe të tjerë me djegie të rënda ...
Osmani: Qeveria e re duhet “të vrapojë” për ta zënë hapin, k...
Për të dytin vit me radhë, Trepça dominoi basketbollin kosov...
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...