Marcus Thuram është gati të kalojë në një klub të madh gjatë afatit kalimtar të dimrit.
E ardhmja e reprezentuesit francez thuhet se është mes katër klubeve, që kanë shprehur interesim për të.
Bayern Munich, Inter, Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë klubet e interesuara për 25-vjeçarin.
Dhe, sipas “Bild”, Thuram vetëm në këto klube e sheh veten në planin afatgjatë. Kësisoj, ai është gati për të nënshkruar me vetëm njërin prej klubeve të interesuara gjatë janarit.
Ndryshe, sulmuesi do të qëndrojë në Borussia Monchengladbach deri në verë për t’u larguar pastaj si lojtar i lirë.
Marcus Thuram me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023. /GE/
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot