Një stuhi që goditi kontinentin amerikan i ka kthyer shtëpitë në brigjet Ontarios, në një qytet të vogël “të kristaltë”, ku ndërtesat janë mbuluara me shtresa të trasha të akullit.
Një fakt interesant është se ky qytet bregdetar në qarkun Fort Erie quhet Crystal Beach (Plazha e Kristaltë), ku temperaturat e ulëta dhe bora kanë krijuar “vila të kristalta”, shkruan cnn.

Banorët e Fort Erie thanë se valët e liqenit u përplasën me muret e shtëpive të tyre gjatë ditëve të kaluara, raporton cnn.
“Uji u ngriu në pjesën e pasme të shtëpive. Kështu që ju thjesht mund të imagjinoni vëllimin dhe forcën e ujit që vjen mbi mur dhe e godet atë dhe pastaj ngrihet menjëherë – është absolutisht e pabesueshme”, tha Derek Tupling.
Ndryshe, temperaturat në zonën e Fort Erie pritet të rriten rreth 20 gradë mbi normalen gjatë të premtes. /arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...