Mediat në Serbi po raportojnë sot se ish-polici i Kosovës Dejan Pantiq do të lirohet nga paraburgimi dhe do t’i vendoset masa e arrestit shtëpiak. Kështu ka raportuar gazeta serbe “Blic” duke u thirrur në burimet e saja.
Siç raportohet, Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital për të bërë një kontroll të përgjithshëm mjekësor.
Arrestimi i Dejan Pantiq ka bërë që serbët në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët që çojnë në Jarinje dhe Bërnjak. Ata kanë vendosur kusht lirimin e Pantiq për heqjen e barrikadave. /arbresh.info/

Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City