Është gjetur pa shenja jete një person te lumi Klina në Skenderaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima para dy ditësh kishte dalë nga shtëpia i cili kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
“Skenderaj 27.12.2022 – 13:00. Është raportuar se te lumi Klina, nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve viktima para dy dite kishte dalë nga shtëpia i cili kishte qenë me aftësi të kufizuara (nuk kishte folur). Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...