Mëngjesin e sotëm në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes, por pas kontrolleve të nevojshme është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë, informon MPB-ja.
“Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me paraqitjen e sotme se në adresën elektronike të një shkolle në Ohër është dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes”, thuhet në kumtesë.
Nga MPB-ja theksojnë se pas marrjes së lajmërimit, nëpunës të policisë kanë marrë masa për evakuimin e sigurt të objektit dhe më pas janë kryer kontrolle të detajuara antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë.
Pas marrjes së kërcënimit, nxënësit dhe të pranishmit në objektin e shkollës janë evakuuar menjëherë dhe për rastin është njoftuar policia./alsatM/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...