Policia në Pejë bën të ditur se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vënien e zjarrit të një veture zyrtare.
Ngjarja kishte ndodhur më 12 dhjetor rreth orës 23:10 në afërsi të Gjykatës për kundërvajtje në Pejë, ku persona të panjohur ishte djegur pjesërisht vetura zyrtare e kësaj gjykate e llojit ‘Toyota’ me targa zyrtare regjistrimi.
“Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit të shtetit kishin nisur drejt zbardhjes së rastit, dhe ecuria hetimore e hetuesve policorë, në kuadër të DRP Pejë , ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njërit nga të dyshuarit shtetas i Kosovës B.Z. (1985)”, thuhet në komunikatën e Policisë.
I dyshuari është arrestuar më 14 dhjetor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë, të njëjtit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Rrjedha hetimore është zhvilluar mbi informacionet fillestare dhe arrestimi i të dyshuarit ka rezultuar edhe me gjetjen e provave materiale të rastit dhe hetuesit janë në kërkim edhe të personit dytë të dyshuar.
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme