Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të interesuara për zhvillimet në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Prezencë më të madhe në mediumet evropiane lidhur me këtë çështje, duket të ketë ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku. Në një intervistë dhënë portalit “Euractiv”, në pyetjen përse BE-ja duhet t’i liberalizoj vizat me Kosovën, marr parasysh krizën me emigrant, krizën e terrorizmit dhe kontrabandimin me njerëz dhe armë në tërë territorin e Ballkanit, përfshirë edhe mbështetjen e popullistëve të djathtë që po rritet çdo ditë e më tepër në tërë kontinentin, Çollaku ka thënë se:
“Vendimi për Liberalizim të vizave duhet të merret duke u bazuar në kërkesat e dakorduara të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, dhe jo në çështjet apo brengat që nuk kanë të bëjnë asgjë me Kosovën. Qytetarët e Kosovës meritojnë një trajtim të barabartë me fqinjët e tyre në rajon. Kosova i është përmbajtur një procesi rigoroz për liberalizimin e v izave që nga viti 2012, përmes të cilit ka plotësuar kritere dyfish më shumë sesa që i janë kërkuar vendeve tjera. Sa i përket çështjeve tjera që ju ngritët, ne kemi adresuar në mënyrë efektive me fluksin e migrimit, dhe jemi partner i përkushtuar në luftën kundër terrorizmit. Kosova është një vend udhëheqës në rajon për luftën kundër terrorizmit”.
Çollaku është pyetur ndër të tjera edhe për faktin e mosnjohjes së Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së dhe procesit të anëtarësimit të saj në BE, për çka ka thënë se përkundër këtij fakti Kosovës së bashku me rajonin, i është konfirmuar e ardhmja evropiane dhe se është i bindur se do të arrihet kjo si rezultat i përmbushjes së kritereve të anëtarësimit.
“Kur BE-ja ka vullnet politik, kryhet puna, ashtu siç bëri këtë vit duke i mundësuar Kosovës që të nënshkruajë marrëveshjen e saj të parë ligjore kontraktuale me BE-në , Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Përveç kësaj, njohja e Kosovës nga këto pesë shtete do të ndodhë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar perspektivën Evropiane për të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Kosovën”, është cituar Çollaku në këtë portal.
Në vijim gjeni artikullin e plotë:
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vëllaznimin në Gjak...
Mashtrime me call center/ SPAK ndalon 8 persona në Tiranë, 3...
Hadëgjonaj vazhdon formën e mirë, realizon gol ndja Fenerbah...
Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën...
32-vjeçari në Ferizaj gjen në rrugë një portofol me para, e ...
Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rrez...