Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që dyshohet për trafikim me njerëz, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, arrestimi ka ndodhur pas zhvillimit të hetimeve nga njësia përkatëse ku edhe është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 21.12.2022-13:00. Pas zhvillimit te hetimeve nga njësia përkatëse është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penal të lartcekur si dhe është identifikuar viktimë e trafikimit nga i dyshuari i lartcekur. Me vendim te prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/
Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tan...
Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së
Dogana e Kosovës zbulon produkte dentare të padeklaruara në ...
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor