Në vazhdën e vizitave nëpër qytete të Kosovës, që për qëllim kanë inspektimin e punimeve ku ministria është investitor, sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga zëvendësministri Rexhep Hoti dhe kryetari i Komunës së Deçanit, RasimSelmanaj, vizitoi Palestrën e Sportit në këtë qytet.
Ky projekt është investim i MKRS-së, në të cilin sivjet janë ndarë 400 mijë euro ndërkaq vitin e ardhshëm, sipas projeksioneve buxhetore do të investohen 250 mijë euro.
Ministri Shala u shpreh se infrastruktura e sportit po përmirësohet dukshëm sipas standardeve evropiane.
Po ashtu, ministri Shala u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve gjer me tani dhe sipas tij, Deçani shumë shpejt do të bëhet me Palestër Sporteve moderne, me çka krijohen lehtësira për zhvillimin e aktiviteteve të sportit të kësaj komune dhe të Kosovës.
Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të përmirësojë infrastrukturën e sportit në vend, por edhe të plotësojë legjislacionin, me qëllim të inkuadrimit të sportit të Kosovës në rrjedhat ndërkombëtare.
Ndërkaq, kryetari Selmanaj e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh se me projekte të përbashkëta në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit krijohen mundësi për zhvillimin e këtyre sektorëve të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...