Futbollisti italian, Federico Bernardeschi, beson se Cristiano Ronaldo ka merituar një përfundim tjetër të karrierës së tij.
Ish-anësori i Juventusit iu bashkua ekipit të MLS, Toronto FC, në verën e kaluar dhe ka shënuar tetë gola në 13 paraqitje. Ai ka luajtur me CR7 te Zonja e Vjetër dhe ishte njëri nga lojtarët që ka pasur raporte të mira me superyllin portugez.
“Më vjen keq për Cristianon, ai ka merituar ta përfundojë karrierën në një mënyrë tjetër”, ka thënë Bernardeschi për Cronache Di Spogliatoio në Twitch, shkruan telegrafi.
“Për atë që ka treguar, ai është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në histori. Para së gjithash, më vjen keq në nivel human, për personin që është”.
“Një lojtar i nivelit të tij duhet të ndalet kur ai mendon se është momenti më i mirë, por njeriu duhet të jetë mjaft i mençur për ta kuptuar kur vjen (ai moment)”, ka shtuar italiani.
Derisa pritet të mos luajë më për Portugalinë, Ronaldo është pranë nënshkrimit me Al Nassr në Arabinë Saudite deri në qershor të vitit 2025 për t’u bërë lojtari më i paguar në botë.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...