Përfaqësuesi i Spanjës për BE, Pascual Navarro, gjatë paraqitjes para Komisionit të Përbashkët për BE-në, deklaroi se vendi i tij, nuk do të përkrahë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në union.
“Pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re”, tha Navarro transmeton rtk.
Por ai tha se Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës.
“Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, tha ai.
Navarro u shpreh se Qeveria e Spanjës “ka qëndrim konstruktiv” në lidhje me Ballkanin Perëndimor, mbështet dialogun dhe së fundi liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ditë më parë, Kosova dorëzoi aplikimin për antarësim në BE, derisa presidencësn e drejton Republika Çeke.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...